Ideja e La Liga; rifillimi në fund të majit ose fillim të qershorit

Në Spanjë, drejtuesit e La Ligës po mundohen të përcaktojnë një datë për rifillimin e kampionatit. Presidenti I këtij institucioni, Javier Tebas mori pjesë në një videokonferencë me gazetarët ndërkombëtarë ku foli në lidhje me këtë cështje.

‘Liga Spanjolle po merr në konsideratë idenë e rikthimit të kampionatit, sic po ndodh edhe në vende të tjera të Evropës, në 29 maj ose në 6 qershor-tha Tebas në këtë videokonferencë-me këto data ka kohë për rifillimin e stërvitjeve  duke respektuar protokollin për rikthimin e aktiviteteve që kemi përcaktuar për Ligën, por që ua kemi komunikuar dhe kampionateve të tjerë përfshirë këtu edhe Serie A. Por fillimisht do të shohim se cfarë do të ndodhë gjatë muajit prill. Për mbylljen e kampionatit nuk duam të shkojmë përtej muajit gusht dhe është e qartë që e gjithë kjo do të kushtëzojë kalendarin për sezonin e ardhshëm’

Tebas shtoi se sipas kalendarit, në studim janë 2 opsione. I pari është ai që të luhen në të njëjtën kohë të gjitha kampionatet  kombëtare dhe ndërkombëtare, opsioni I dytë është që të fillohet me kampionatet kombëtarë në fillim të qershorit me shpresë për t’u mbyllur në korrik, për të kompletuar kompeticionet evropiane.

Zgjidhja që nuk merret në konsideratë në këtë moment nga presidenti I La Ligës është anulimi I gjithë sezonit.

‘Mbyllja e sezonit duhet të jetë objektivi përderisa ka ende kohë për ta bërë këtë-vijoi Tebas që foli edhe për impaktin coronavirus-mosmbyllja e sezonit 2019/2020 për La Liga do të thotë një humbje prej 1 miliardë Eurosh. Nëse do ta përfundojmë me dyer të mbyllura dëmi ekonomik do të jetë 350 milionë Euro. Nëse do të luajmë ndeshjet me public, humbjet do të jenë 150 milionë. Përsa u përket të drejtave TV në La Liga, kemi mundur të arkëtojmë 90% të shumës totale. Nëse nuk do të luajmë, përvcse do të heqim dorë nga 10%  I mbetur, por do të duhet të kthejmë 18% të shifrës që kemi arkëtuar’

. Se dovessimo poter giocare col pubblico le perdite saranno comunque di 150 milioni di euro. Per quanto riguarda i diritti tv in Liga abbiamo incassato il 90%’

Në fund Tebas foli edhe për deklaratën e Morattit për Messin te Interi, një deklaratë që e tërhoqi një ditë më parë. ‘Nuk mendoj se kalimi I Messit në kampionatin italian do ta ndihmonte atë për të zgjidhur hallet me Serinë A që ka borxhe të larta dhe të ardhura të pamjaftueshme-the Javier Tebas.

Sfidanti.al