Kristiano Ronaldo e bën në shtëpi urimin për Krishtlindjet!

Pas një viti tepër të ngarkuar, Kristiano Ronaldo vendosi të shkonte për pak ditë në shtëpi, për Krishtlindje. Futbollisti i Realit bëri me avion rrugën e shkurtër deri në Madeira në Portugalisë, për ta kaluar festën në qytetin ku lindi, në breg të Oqeanit Atlantik. Ai postoi edhe një urim për të gjithë tifozët dhe njerëzit në botë, shoqëruar me një foto ku ai kishte dalë në krah të statujës së tij prej dylli, të vendosur në Muzeumin e Madeirës. Ronaldo luajti 57 ndeshje gjatë këtij viti, për Realin e për Portugalinë, duke shënuar 55 gola e duke dhënë 17 asistë, ndërsa fitoi Kampionatin Europian me kombëtaren, si dhe Ligën e Kampionëve, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për klubet me madrilenët.

Sfidanti.al