Bluzën me numër 32, në të ardhmen, nuk do të mund ta veshë asnjë pjesëtar i ekipit Majami Hit (Heat). Që mbrëmë, kjo bluzë do të qëndrojë e varur përbri shtyllave të sallës së pallatit të sportit, “American Airlines Arena”, për nder të njërit prej basketbollistëve më të mëdhenj në historinë e basketbollit të ligës së NBA-së amerikane, anëtarit të “Shtëpisë së të lavdishmëve” dhe kampionit të katërfishtë të NBA-së, Shakill O’Nil. Një nga titujt, Shaku e ka fituar, pikërisht, me Majami Hitin dhe ai ishte trofeu i parë në historinë e këtij ekipi të Floridës. Kështu që kjo ishte arsyeja kryesore që këtij ish-basketbollisti të qendrës iu bë nderi i madh i heqjes nga qarkullimi të bluzës së tij me nr.32. Ceremonia solemne përkatëse u zhvillua, mbrëmë, në arenën sportive të lartpërmendur të Majamit Hitit.
Sfidanti.al