Britania pa futboll? Mund të kënaqet me Premier Ligën e Kinës!

Kampionatet e kontinentit të vjetër për momentin jetojnë vetëm “në letër”, pra vetëm nëpërmjet planeve që po skicohen për t’i rifilluar. Për çdo rast, dashamirësit europianë të futbollit, p.sh., ata në Britaninë e Madhe, mund të kënaqen me ndeshje direkte vetëm nëpërmjet një mundësie, duke ndjekur Premier Ligën e Kinës. Sezoni i ri ende nuk ka nisur, por me gjasë do të fillojë në fund të këtij muaji, ose në fillim të muajit të ardhshëm. Për teleshikuesit britanikë, këto ndeshje do t’i transmetojë platform televizive e quajtur “Frisports” (Freesports), që tani po quhet “shtëpia e futbollit direkt”. Frisporti nuk është shumë i njohur, por që ka blerë të drejtat e Premier Ligës së Kinës për në Britaninë e Madhe.

Sfidanti.al