Lautaro I thotë ‘Po’ Barcelonës, por nuk do prishë kontratën me Interin

Interin dhe Lautaro Martinez e pret një verë e gjatë. Sulmuesi argjentinas tashmë dihet është objektivi kryesor I merkatos së Barcelonës dhe cdo ditë që kalon ai duket se po bën nga një hap të vogël drejt transferimit në La Liga. Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, Lautaro e ka dhënë miratimin e tij për kalimin te skuadra blaugrana dhe në këtë pikë klubeve u duhet të gjejnë vetëm akordin financiar

Mësohet se Barcelona e arriti akordin me futbollistin të cilit I garantoi edhe një vend titullari në formacion përkrah Suarez në një skemë me 2 qendërsulmues, tani ajo që duhet të kuptohet është se cfarë do të ofrojë Barcelona për të bindur Interin dhe kjo në një periudhe ku mendohen për shkurtime kostosh për shkak të coronavirusit. Ajo që është e e sigurt, është se Interi nuk ka ndërment të bëjë ulje apo dhurata, përkundrazi, është krejtësisht e kundërta.

Nga ana tjetër Lautaro Martinez dëshiron të largohet nga Interi në mënyrë miqësore pa rritur presionin për të qenë mirënjohës ndaj klubit që e prezantoi në futbollin e rëndësishëm. Por tani argjentinasi dëshiron të bëjë një hap para në karrierën e tij dhe Barcelona duket vendi I duhur, pavarësisht ofertës së shkëlqyer që I bëri Suning për rinovimin e kontratës

Interi do të kërkojë që të shfrytëzojë faktin që për Lautaron kanë shfaqur interes dhe Chelsea e Manchester City dhe nëse do të lejojë largimin e argjentinasit, do ta bëjë për një vlerë vërtet të madhe.

Sfidanti.al