Inter nis sfidën në Twitter: I njeh lojtarët historikë nga emoji?

Emergjenca coronavirusi detyroi futbollin dhe të gjithë sportet e tjerë të ndalen dhe në këto ditë izolimi dhe mungese aktiviteti, të gjithë kërkojnë dicka për të kaluar kohën për ta bërë qëndrimin në karantinë disi të këndshëm. Në ndihmë të tifozëve zikaltër, vjen Interi që në profilin e tij në rrjetin social Twitter  nisi një sfidë me ta. ‘Arrini të njihni këta futbollistë të historisë aë Interit nga emojit që prezantojnë?. Kush gabon të parin do ta bllokojmë-shkruhet në postimin e Interit në Twitter teksa hidhte sfidën për tifozët e tij.

Sfidanti.al