Viti 2020 do të shkojë, si do të shkojë, dhe ndoshta do të jetë e mundur të mbyllen turnetë e mbetur pezull. Liverpuli mund ta fitojë më në fund titullin kampion që e pret prej 30 vjetësh, por rreziku më i madh mund të vijë në 2021. Në janar-shkurt pritet të luhet Kupa e Kombeve e Afrikës, dhe lojtarë të rëndësishëm, sidomos Mohamed Salah apo edhe Sadio Mane, të jenë të angazhuar atje. Më pas, mendohet që mund të zhvillohen Lojrat Olimpike, pra në pranverë, dhe Salah mund të thirret nga Egjipti, e Liverpuli nuk mund ta ndalojë. Kjo do të thotë se trajneri Jurgen Klop mund të jetë 4 muaj pa njërin nga lojtarët e tij kryesorë, dhe kjo padyshim që pritet të ndikojë në paraqitjet e ekipit, si në Premier, ashtu edhe në Champions. Ndoshta gjatë verës, apo kur të jetë e mundur, trajneri gjerman do të marrë ndonjë sulmues tjetër, ndoshta Timo Vernerin nga Lajpcigu.
Sfidanti.al