Juventusin e pyesin sërish, a mund ta fitosh Championsin me “pleq”?!

Xhixhi Bufon është 42 vjeç, Kielini ka arritur 35, po kaq (35) Kristiano Ronaldo, dhe pas tyre vijnë Kedira, Matyidi, Bonuçi e Higuain nga 33 vjeç. Nuk mbetet prapa Kuadrato me 32 vite mbi supe, si dhe vazhdojnë Shezni, Pjaniç, Ramsej dhe Dagllas Kosta me nga 30 vjeç jetë. Më shumë se gjysma e skuadrës që ka në dispozicion trajneri Mauricio Sarri (12 nga 23 lojtarë) janë mbi 30 vjeç, dhe mosha mesatare e “Zonjës së Vjetër” është më e larta në Europë. Mosha është 28.8 vjeç, ndërsa vitin tjetër me lojtarë që do të kenë rinovuar e do të qendrojnë (Bufon, Kielini etj.), mosha mesatare arrin në 29.4 vjeç. A mund ta fitojë Sarri Championsin me një “Zonjë” kaq të vjetër? Aq më tepër me futbollin që dëshiron të luajë ai, pra të shpejtë dhe sulmues.

Sfidanti.al