Nëse kampionati do të fillonte sipas planit, në prill, sërish dëmi financiar do të ishte i ndjeshëm, deri në 70 milionë euro. Nëse do të arrihej të luhej, por pa spektatorë, ky dëm do të mbërrinte në 150 milionë euro, por “nami” do të bëhej nëse do të anulohej sezoni për fare. Kjo do t’i kushtonte Serisë A një shifër të jashtëzakonshme, plot 700 milionë euro, diçka që rrezikon “ta hedhë në erë”. Padyshim, duhen menduar alternativa për një variant të tillë, dhe alternativa e vetme është që të ulen shpenzimet, konkretisht rrogat e futbollistëve dhe të stafit teknik. Sipas një llogaritje të përafërt, Kristiano Ronaldo do të humbiste një të tretën e rrogës së tij prej 31 milionë eurosh në vit, pra nuk do të merrte 10 milionë euro.
Sfidanti.al