Në një kampionat që ndiqet gjerësisht nga publiku dhe fiton edhe nga të drejtat televizive, rrogat janë të larta. Nuk janë të rrallë rastet që një futbollist i kategorisë së dytë në Angli (Çempionship – Championship) të fitojë 35 000 paundë stërlina në javë, që do të thotë rreth 2 milionë euro në vit, por tani këto paga mund të preken ndjeshëm për shkak të ndalesës nga koronavirusi.
Mediat britanike njoftojnë se klubet e kategorisë së dytë po mendojnë për një “tavan” për rrogat, që të mos kalojë 6 000 paundë stërlinat në javë. Kjo do të thotë se, gjithsesi, të ardhurat vjetore të lojtarëve do të arrinin në 350 000 euro në vit, diçka që 95 për qind e popullsisë britanike as nuk mund ta ëndërrojë. Pra, edhe me koronavirus, yjet e futbollit mund të jetojnë shumë më mirë sesa populli i tyre, madje edhe kur luajnë në kategorinë e dytë. Liga Angleze e Futbollit ka ndërmend të japë 50 milionë paundë stërlina si fond shpëtimi, por as kjo nuk pritet të mjaftojë.
Sfidanti.al