Flasim për klubin me të ardhurat më të mëdha në botë, edhe pse nuk ka qenë po kaq i suksesshëm për transferimet. Barcelona është klubi me të ardhurat vjetore deri në 1 miliardë euro, veçse me kampionatin dhe Championsin të ndërprera, ka alarm sesi do të sigurohen të ardhurat për këtë sezon. Jo pak, por gati 70 për qind e “të hyrave” në buxhet shpezohen për rrogat, por pagesat e lojtarëve janë të rrezikuara me edicionin që është ndalur kur ka kaluar vetëm 2/3-ën. Presidenti Bartomeu dhe drejtuesit e tjerë kanë planifikuar një takim me krerët e ligës, por po ashtu me UEFA-n dhe Shoqatën Europiane të Lojtarëve. Duhet të gjendet një kompromis për të ulur rrogat, pasi do të jetë thuajse e pamundur që ato të paguhen të plota. Në të njëjtën kohë, Barça ka synime ambicioze për edicionin e ardhshëm, pasi kërkon Nejmarin, Lautaro Martinezin, madje edhe David Alabën, por a do të jetë në gjendje për t’i marrë?
Sfidanti.al