Asambleja e Lega Serie A u mbyll me pak siguri dhe me më shumë dyshime. Klubet e kampionatit italian zhvilluan një conference call për të diskutuar dispozitat e qeverisë Conte për emergjencën coronavirus. Klubet shprehën vëmendje dhe shqetësim për situatën që po kalon vendi dhe do të vazhdojnë të punojnë duke organizuar konferenca të përditshme.
Tema që pritej më shumë në këtë mbledhje, ishte ajo e rikthimit në stërvitje të skuadrave. Ajo u diskutua pjesërisht dhe për momentin u vendos që ekipet të mos I rikthehen aktiviteteve të paktën deri në 4 prill. Por për këtë cështje debatet ishin të forta. Presidenti I Lazios, Claudio Lotito ishte gati për rikthimin e menjëhershëm të futbollistëve në stërvitje, ndërs Klubet e tjera me në krye Juventusin preferonin që të prisnin ende duke qëndruar conform dëshirës së presidentit të Shoqarës së Futbollistëve, Damiano Tommasi.
Po kështu në këtë mbledhje rezultoi se prioritet në këtë moment mbetet mundësia e reduktimit tëp agave të futbollistëve duke parë edhe pezullimin e kampionatit dhe të seancave stërvitore, një pikë kjo për të cilën do të diskutohet edhe në ditët e ardhshme për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të gjithë.
Sfidanti.al