Diego Maradona ka shumë kohë që nuk është më një futbollist aktiv, por emri dhe imazhi i tij po shfaqen më shumë, tani, në media tani sesa, kur luante futboll në fushë. Për fat të keq, jo për të mirë, por për skandalet që janë bërë pjesë shoqëruese të jetës së tij, duke u përfshirë në disa veprime që nxjerrin anët negative të këtij personazhi mjaft të njohur të botës së futbollit. Skandali i fundit mban si datë ditën e djeshme dhe bëhet fjalë për një fotografi, ku Maradona ka dalë, duke mbajtur në dorë një sorkadhe të vrarë. Sipas medias italiane, fjala është për një lloj të rrallë sorkadheje që rrezikon të zhduket dhe që mbrohet me ligj që nga viti 1980. Megjithatë, ata që duan ta mbrojnë Maradonën, thonë se fotografia është një montazh, ndërkohë që vetë ish-futbollisti i famshëm argjentinas, deri tani, nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këtë temë.
Sfidanti.al