Seria A mendon të shpëtojë veten: Nga 2 maji, 2 muaj pa ndalesë!

Do të kemi, mesa duket, një verë futbolli, por jo Kampionat Europian. Sipas të gjitha gjasave, koha e humbur nga koronavirusi do të fitohet në muajt pasardhës, kur duhet të mbyllen ligat, diçka që ia heq kohën e nevojshme turneut të kombëtareve, të quajtur Euro 2020. “La Gazeta delo Sport” informon se klubet italiane janë pak a shumë në emërues të përbashkët, për të shpëtuar Serinë A. Mbisundon mendimi për të filluar kampionatin në 2 maj, e për të luajtur 2 muaj pa pushim, me gjasë edhe dy ndeshje në javë, ndërsa duhet menduar edhe për Championsin e Ligën e Europës. Kjo marrëveshje duhet dërguar në UEFA, dhe duhet marrë miratimi, por më parë do të jetë videokonferenca e kësaj të marte nga vetë UEFA, për të kuptuar më shumë se çfarë mendon “Evropa”.

Sfidanti.al