Leverkuseni duket se është dorëzuar, ndërsa trajneri Peter Bosh mendohet se e ka të qartë situatën. Tekniku holandez e shprehu hapur mendimin e tij për fatin e yllit të skuadrës Kai Haverc, në një intervistë për të përditshmen e vendit të tij, “Algemen Dagblad”. “Është e pamundur që ai të mbahet pas kësaj vere, – u shpreh Boshi, – kontrata e tij pëfundon në 2022, dhe ne nuk mund të vonohemi. Do të jetë një transferim mbi 100 milionë euro”.
Kartoni i Kai Havercit 20-vjeçar për momentin arrin në 90 milionë euro, por këto janë vlerësime paraprake, ndërsa kur të nisë “ankandi”, gjithçka do të ndryshojë. Bajerni i Mynihut mendohet si një nga kandidatët kryesorë për ta marrë, por nuk ka klub të madh europian që nuk mendon për gjermanin e ri. Liverpuli pa dyshim, por edhe të tjerë. “Ne e dimë se çfarë do të bëjmë me 100 milionë thotë Boshi, – do të forcojmë skuadrën në 3-4 pozicione”.
Sfidanti.al