Mediat britanike e raportojnë me një ndjenjë melankolie, gëzimi, fataliteti dhe dëshpërimi. Edhe pse Premier Liga u bllokua, dhe po ashtu çdo kategori profesioniste në Angli, Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut, futbolli amator vazhdoi edhe këtë fundjavë, madje me stadiumet plot. Pati rritje të publikut me mbi 25 për qind, ndoshta edhe sepse nuk kishte ndeshje të Premierit në televizor, ndërsa në stadiumet nga kategoria e pestë deri në të 9-ën.
Simbolike ishte ndeshja e Meidënhed Junajtidit (Maidenhead) dhe Stokport Kauntit, në stadiumin “Jork Roud”, aty ku është luajtur që nga viti 1871, dhe kurrë nuk ka parë një periudhë të tillë, madje as në kohën e Luftës së Dytë Botërore kur aviacioni gjerman bombardoi ishujt britanikë. Publiku ishte prej 1 662 tifozësh, më shumë sesa zakonisht, dhe kjo tendencë ishte edhe në ndeshjet e tjera. Dëshpërimi është se kjo mund të jetë “kënga e fundit e mjellmës”, pasi edhe ndeshjet amatore mund të ndalohen dhe nuk dihet se kur mund të rifillojnë. Gjithsesi, Anglia mbetet përjashtim nga kontinenti, sepse në ishuj të paktën luhet tifozë, madje në mënyrën më të bukur, me stadiumet plot.
Sfidanti.al