Vllahoviçi i Fiorentinës tregon sesi u sëmur me koronavirusin

Futbollisti është vetëm 20 vjeç dhe padyshim me shëndet të mirë. Gjithsesi, sëmundja nuk pyet shumë, edhe pse ndoshta nuk të mposht dot, dhe kështu ndodhi edhe me sulmuesin serb të Fiorentinës, Dushan Vllahoviç. “Isha në shtëpi dhe po pushoja, – tregon ai, – u zgjova sepse po djersija nga temperatura. E kisha mbi 37 dhe mora një tablet takipirinë. Gjithsesi, në mbrëmje temperatura hipi përsëri dhe shkoi në 39, për këtë arsye shkova në spital dhe atje e zbulova”. Vllahoviç thotë se mendonte që nuk kishte asgjë, dhe në të vërtetë nuk pati ndonjë gjë të jashtëzakonshme, por u mor vesh që kishte Kovid-19-ën. “Tani jam mirë, dhe e vetmja gjë që duhet të bëj, është të rri pushim dhe të qendroj larg njerëzve”, – tregon ai. Serbi 20-vjeçar ishte ipari lojtar “vjollcë” me koronavirus, por për mosha të tilla dhe për njerëz të fortë, sëmundja nuk sjell probleme.

Sfidanti.al