Dorëzohet edhe Formula 1; Gara e Australisë anulohet nga coronavirusi

Edhe Formula 1 dorëzohet përballë coronavirusit. Cmimi I Madh I Australisë I parashikuar për këtë fundjavë, nuk do të zhvillohet që do të thotë se starti I Botërorit të formula 1 do të shtyhet. Vendimi është marrë pas një mbledhjeje të gjatë të zhvilluar mes përfaqësuesve të FIA, FOM dhe autoritetet lokale ku I është dhënë prioritet garantimit të sigurisë dhe shëndetit të tifozëve, skuadrave dhe të gjithë personelit.

Gjithcka ndodhi pasi u mësua se një anëtar I McLarenit rezultoi pozitiv me Convid-19 duke u vetëizoluar, ndërkohë që skuderia britanike vendosi që të tërhiqet nga gara. Po kështu ditë më parë u dyshua edhe për 2 anëtarë të Team Haas, por që ata në fund rezultuan negativë në testet për coronavirus.

Sfidanti.al