Për të evituar rrezikun e marrjes së coronavirusit, vendosi të kthehet në Kinë dhe pikërisht nëËuhan, qyteti nga ku nisi pandemia e Covid-19. Po flasim për skuadrën e këtij qyteti, Ëuhan Zall që gjendej në Spanjë që nga fundi I muajit janar për të përgatitur sezonin e ri
Por më pas autoritetet kineze e shtynë fillimin e kampionatit dhe skuadra preferoi që të qëndrojë në vendin iberik, ndërkohë që familjarët e tyre ishin në karantinë. Ndërkaq, futbollistët vijuan stërvitjen madje patën mundësinë që të ndjekin nga shkallët e Bernabeut ‘El Clasicon’ mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.
Por tani virusi ka mbërritur edhe në Madrid, gjë që e konfirmon edhe pozitiviteti I një basketbollisti që detyroi edhe skuadrën e futbollit të hyjë në karantinë, ndërkohë që në Kinë situata po shkon drejt një përmirësimi të ngadaltë, por të vazhdueshëm.
‘Problemi tani është këtu, në Kinë është praktikisht I zgjidhur-tha për të përditshmen AS, trajneri I skuadrës, Jose Gonzales që shpjegoi se Ëuhan Zall do të kthehet të shtunën në vendlindje dhe do të bëjnë mirë që të nxitojnë pasi një anulim I mundshëm I fluturimeve mund të detyrojë skuadrën që të përballet me coronavirusin larg shtëpisë.
Sfidanti.al