Në kohën e viruseve, Tirana 19-vjeçare u jep shuplakë “burrave bardheblu”

Atë që nuk bëjnë “burrat” kur shkarkohen trajnerët, siç ndodhi në rastin e Ardi Memës tek Tirana e madhe ( në moshë) ,  e bëjnë “fëmijët e futbollit”, ata që nuk kanë hipur akoma në trenin e komanduar nga.. presidentët! Ka ndodhur tek klubi Tirana, ku futbollistët 19- vjeçarë kanë protestuar kundër largimit të trajnerit të tyre, Bledar Devolli, duke shpalosur një gjest sublim, kolektiv, mospranimin  për t’u stërvitur. Ky akt , duket  tejet i pazakontë në tokën tonë, sidomos  kur kujton se Tirana e presidentit Halili, ajo që komandon garën  e kampionatitit,  ka patur 100 arsye për të rebeluar kur kanë i kanë larguar trajnerët, por kanë  gjetur arsyen pragmatiste, mëse shqiptare   në lojën me top, se   kokat më të lehta për t’u prerë janë të trajnerëve..

“Burrat” e Tiranës, futbollistët e trajnerit Egbo po marshojnë me zell  drejt titullit , por “fëmijët e tyre”, ekipi i 19 vjeçarëve  sapo janë shpallur fitimtarët e vërtetë  të një gare morale, të cilën  shumica e kanë vdekur me kohë.  E dini pse konsiderohen kampion të moralit 19- vjeçarët e Tiranës,  edhe pse zgjati vetëm pak kohë protesta e tyre ? Sepse na bën të kuptojmë më mirë se futbollistët kur janë të rinj japin “jetën” për trajnerin, kurse kur ngjiten sipër, atje ku ujërat turbëllohen shumë, japin jetën për ..presidentët…

Sfidanti.al