Do të gjendet një kompromis për ata që kanë blerë abonetë vjetore dhe për ata që kanë blerë bileta për ndeshjet e ardhshme. Që nga e enjtja, Premier Liga angleze do të luhet me dyer të mbyllura, një përpjekje për t’u mbrojtur nga koronavirusi, por edhe për të shpëtuar financiarisht një sport të rëndësishëm, një biznes. Premier Liga vendosi që ata që kanë shpenzuar paratë për të ndjekur ndeshjet në stadium, do të kenë mundësi t’i shohin falas dhe me cilësi të mirë nga interneti. Klubet në të gjithë Britaninë e Madhe do ta kenë të ndaluar të transmetojnë ndeshjet në ekranet e tyre të televizorëve, edhe pse mund të kenë blerë paketën e platformës digjitale që ka të drejtën e transmetimit.
Në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur 500 numri i të konfirmuarve zyrtarisht si të prekur nga koronavirusi, dhe po bëhen përpjekje për të mos lejuar përhapjen e tij. Ndeshja mes Mançester Sitit dhe Arsenalit ishte “viktima” e parë, madje ajo nuk u luajt fare sepse deri në 8 lojtarë londinezë ishin në karantinë pasi takuan të mërkurën e kaluar pronarin e Olimpiakosit të Pireut, Evangjelos Marinaqisin, që doli pozitiv me koronavirus.
Sfidanti.al