Manchester City-Arsenal u shty; por skuadrat do të luajnë në fundjavë

Ndeshja e prapambetur e Premier Leagues mes Manchester City dhe Arsenalit e dueli I shumëpritur Guardiola-Arteta duhej të luhej ditën e mërkure, por u shty pasi disa futbollistë të Arsenalit patën kontakt me presidentin e Olympiacosit, Evangelos Marinakis gjatë sfidës së Europa league me Marinakis që rezultoi pozitiv me coronavirus. Kjo bëri që ata dhe disa anëtarë të stafit teknik të qëndronin në karantinë për 14 ditë që nga momenti që patën kontaktin me presidentin e Olympiacos, gjë që u konfirmua nga vetë klubi londinez.

Në komunikatën e arsenalit theksohej se periudha e karantinimit për futbollisteët mbyllet këtë të enjte dhe të premten ata mund të kthehen në stërvitje për të zhvilluar sfidën e fundjavës  ndaj Brightonit, ndërkohë që Manchester City do të luajë me Burnley

Sfidanti.al