E bujshme nga Spanja; nëse ikën Zidane, pankina e Realit te Pochettino ose Allegri

Një lajm I bujshëm vjen nga Spanja. Raportet mes Realit të Madridit dhe Zinedine Zidane duket se po shkojnë drejt shkëputjes. Kjo është ajo që theksohet në të përditshmet kryesore spanjolle mes të cilave edhe ‘Marca’ sipas të cilave, nëse Reali I Madridit do të vendosë të shkarkojë Zinedine Zidane, atëherë dy do të jenë kandidatët për të marrë vendin e tij në pankinën e Los Blancos.

Kontrata e Zidane me klubin madrilèn skadon në vitin 2022, por për shkak të rezultateve të fundit  dhe sidomos në rast se do të dështojë në kualifikimin për në raundin tjetër, ai mund të largohet nga posti I tij përpara përfundimit të kontratës

Emrat që po përmenden më shumë si kandidatë për të zëvendësuar francezin janë ata të Mauricio Pochettinos dhe Massimiliano Allegrit, dy trajnerë që për momentin nuk kanë asnjë skuadër në drejtim që pas largimit të tyre respektivisht nga Tottenhami dhe Juventusi

Sfidanti.al