Merr fund dashuria mes Marc Marquez dhe Lucia Riverës. Lajmi bëhet I ditur nga ‘El Pais’ sipas të cilit, cifti vendosi t’I japë fund kësaj historie dashurie që zgjat prej 1 viti e gjysmë. Pavarësisht kujdesit të treguar, 8 herë kampioni I botës të MotoGP dhe modelja, ishin një prej cifteve më mediatike në Spanjë në muajt e fundit
Lucia Rivera në një intervistë për portalin ‘Chance’ të dhënë muaj mër parë theksoi se kjo lidhje me Marquez po shkonte shumë mirë dhe se ata ishin të lumtur. Për më tepër ajo dha edhe detaje rreth kësaj lidhjeje duke konfirmuar në të njëjtën kohë se edhe familjarët e saj ishin të lumtur për këtë lidhje.
Por tani cifti vendosi të mbyllë këtë histori dhe kjo për shkak të impenjimeve profesionale të secilit.
‘Në këtë moment dua të shkoj në Milano, Paris përsëri, dua të punoj është prioriteti im dhe I vetë Marquez-theksoi Lucia Rivera.
Vlen të kujtohet se Marc Marquez është ende në pritje të startit të sezonit të ri në MotoGP që nuk dihet se kur do të ndodhë për shkak të coronavirusit që detyroi organizatorët të anulojnë garën e Katarit e parashikuar të zhvillohe të dielën e kaluar. Ndërsa Lucia Rivera udhëtoi drejt qytetit meksikan Tulum për të përmbushur detyrimet e saj profesionale
Sfidanti.al