Bayern Mynih nis fushatën: E duam futbollin

Bayerni i Mynihut ka nisur një fushatë intensive në favor të tolerancës, respektit, diverstitetit dhe fari play nën moton: ‘E duam futbollin’ dhe që do të shfaqet në ekranet e Allianz Arenës  gjatë ndeshjes të kësaj të diele ndaj Augsburgut.

Kjo fushatë nisi me synim që të vijojë lufta kundër racizmit, antisemitizmit, seksizmit, homofobisë, urrejtjes, ngacmimeve, shpifjeve dhe dhunë në përgjithësi të cfarëdo  lloji jo vetëm në futboll por në cdo disiplinë sportive.

Titulli i fushatës është ‘Karton i Kuq ndaj racizmit’ dhe ajo ka gjetur mbështetjen e figurave më të rëndësishme të jklubit gjerman duke nisur që nga shefi Ekzekutiv, karl Heinz Rummenigge, portieri manuel neuer dhe legjenda të klubit bavarez si Uli Hoeness dhe Oliver Kahn deri te sportistët e të gjitha seksioneve të bayernit si Danilo Barthel apo Alex King në basketboll apo lojtaret si Lina Magull.

Slogani ‘E duam futbollin’ do të shfaqet edhe në tabelën e rezultateve të stadiumit ndërkohë që do të shiten edhe bluza me këtë mbishkrim me një cmim prej 15 Euro copa. Të ardhurat që do të grumbullohen do të shkojnë në favor të nismave që promovojnë diversitetin dhe tolerancën

sfidanti.al