Moto GP nuk gjen paqe; në rrezik edhe gara e Austin

Nuk ka paqe për MotoGP për shkak të coronavirusit. pas anulimit të Cmimit të Madh të Katarit dhe shtyrjes së atij të Tajlandës në Buriram, skuaderitë pjesëmarrëse në këtë Botëror ishin projektuar për startin e kampionatit në 5 prill me Cmimin e Madh të Austin në Texas. por edhe kjo garë është në rrezik, pasi autoritetet kanë shpallur gjendjen e fatkeqësisës dhe pse në Austin nuk janë konstatuar raste me virusin Convid-19, duke ndaluar mbajtjen e eventeve që mbledhin mbi 2500 persona

Kështu është anuluar Spring Festival, ndërkohë që rrezikon shtyrjen edhe Cmimi i Madh i Austin. Nuk ka ende një komunikim zyrtar nga Dorna që nëpërmjet Shefit Ezkekutiv të saj Carmelo Ezpeleta ka bërë të ditue se situata është e paparashikueshme dhe në ndryshim të vazhdueshëm

Nëse do të konfirmohet shtyrja e garës së Texasit në MotoGP, atëherë starti i sezonit të këtij Botërorit do të shtyhet edhe me 2 javë të tjera për në 19 prill kur do të mbahet Cmimi i Madh i Argjentinës.

sfidanti.al