Pas komunikatës së ashpër të disa skuderive të Botërorit të Formula 1 kundër akordit të arritur mes Federatës Ndërkombëtare të Automobilizimit dhe Ferrarit për njësinë e fuqisë në motorin e Kokëkuqes, ka ardhur edhe reagimi I vetë FIA nëpërmjet një komunikate të gjatë për shtyp. Institucioni që administrion kompeticionet automobilistike mohoi akuzat teksa deklaroi se akordi me Ferrarin ishte sipas rregullores
‘Akordi I arritur mes FIA dhe Ferrarit është një instrument ligjor I njohur në cdo sistem disiplinot dhe përdoret edhe nga shumë autoritete publike e Federata Sportive në administrimin e episodeve kontroverse-shpjegon FIA në komunikatën e saj teksa mbrohej nga akuzat e Mercedes&Co-konfidencialiteti për akordin parashikohet në nenin 4 të rregullores. Do të marrim masat e nevojshme për të mbrojtur sportin, rolin dhe reputacionin tonë si rregullatorë të kampionatit Botëror të Formula 1’.
Në komunikatën e saj FIA kujton edhe etapat e përshkuara në hetimet e bëra për cështjen e motorit të Ferrarit duke theksuar se edhe pse e pakënaqur plotësisht nga shpjegimet e Ferrarit ajo vendosi se ndërmarra e masave të tjera nuk do të mbyllte domosdoshmërisht cështjen edhe për shkak të kompleksitetit të kësaj cështje dhe pamundësisë për të gjetur prova të forta për thyerje të rregullave
Sfidanti.al