Frika në shtëpinë Cristiano Ronaldo kaloi. Pasi u shtrua me urgjencë në spitalin e Funchal pasi u godit nga një iktus, Maria Dolores Dos Santos Aveiro, nëna e sulmuesit portugez, është më mirë dhe vendosi që të qetësojë të gjithë në rrjetet sociale.
‘Jam mirë-shkruante Dolores Aveiro në një postim të saj në Instagram-për fat të mirë vetëm sa u tremba shumë. Duhet të pushoj, por po e marr veten mirë. Falenderoj stafin mjekësor dhe profesionistët që më kanë ndjerë pranë menjëherë. Ju falenderoj për mesazhet inkurajuese të vazhduesme ,faleminderit për serinë e lutjeve dhe energjinë pozitive, falenderoj fëmijët e mi të dashur, nipërit e mi, vëllezërit dhe miqtë. Dolores do të kthehet shpejt dhe në këtë pikë dua t’ju falenderoj për mirëkuptimin dhe privatësinë në përgjithësi. Ju falenderoj të gjithëve’.
Sfidanti.al