Nurmagomedovi provokon rëndë Flojd Mejuedhërin!

Nuk dihet nëse amerikani do ta “hajë karremin”, apo do të vazhdojë të mendojë për një revansh me Konor Mekgregorin, por “dorashka” është hedhur. Habib Nurmagomedov mund të jetë ylli tjetër i MMA-së që mund të hyjë në një ring boksi, por duke vënë një kusht. Kampioni absolut i peshave të lehta në UFC deklaron se është gati të ndeshet me Flojd Mejuedhërin sipas formulës “11 raunde boksi+1 raund MMA”. Duket se luftëtari nga Dagestani është i sigurt se do ta përballojë veteranin amerikan në 11 raunde boksi, dhe pastaj do ta mundë në raundin e fundit, në stilin e tij të preferuar të arteve të përziera marciale. Për ta bërë më të sigurt efektin, Nurmagomedovi shtoi si shkarazi se “ai është thuajse mosha e babait tim”. Të shohim sesi do të jetë përgjigja e boksierit 51-vjeçar, ndonëse dihet se ai do të ishte gati të ndeshej edhe në hënë, mjaft t’i jepnin një çek prej 100 milionë USD.

Sfidanti.al