Aventura e Daniel Sturridge në Turqi përfundoi. Ish sulmuesi I Manchester City, Chelseat Ëest Bromëich apo Liverpoolit dhe I përfaqësueses angleze ishte pjesë e Trabzonsporit skuadra që kryeson kampionatin turk. Qëe nga momenti I transferimit dhe deri më tani ai ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 4 assist, me Trabzonspor që vendosi të zgjidhë kontratën me të duke I uruar më të mirën për të ardhmen.
Ky vendim u mor pas publikimit të lajmit se Sturridge është pezulluar nga Federata Angleze e Futbollit nga të gjitha aktivitetet deri në 17 qershor si dhe është gjobitur edhe me 171 872 Euro pasi kishte vendosur baste ilegale.
Gjithcka ndodhi në vitin 2018 kur Daniel Sturridge këshilloi vëllain e tij që të vendoste bast për kalimin te Sevilla, një lëvizje kjo që në fund nuk u krye. Në atë kohë futbollisti u dënua me një gjobë prej 83743 Euro dhe për mos aktivizim në ndeshje për 6 javë për shpërndarje të informacioneve sekrete.
Por ky dënim I UEFA nuk e kënaqi Federatën Angleze të Futbollit që vendosi të apelojë këtë dënim që u pranua nga qeveria e futbollit evropian, gjë që e konfirmoi ajo vetë nëpërmjet faqes së saj të internetit ku konfirmoi rritjen e dënimit me 4 muaj pezullim dhe gjobë prej 171 872 Euro.
Sfidanti.al