Real Madrid, prapaskena Vinicius: Ronaldo na vizitoi në dhomat e zhveshjes në pushim

Në ditën e tij të lirë, Cristiano Ronaldo udhëtoi drejt Madridit me një avion privat për të ndjekur ndeshjen që ka ndezur më shumë karrierën e tij; El Clasicon mes Realit të Madridit dhe Barcelonës. Për portugezin ai I së dielës ishte kthimi për herë të parë në Santiago Bernabeu që pas largimit të tij te Juventusi dhe prania e tij nuk la askënd indifferent.

Mjaftoi vetëm të shihje se si festoi ai golin e shënuar nga Vinicius me brazilianin që imitoi pikërisht lëvizjen e tij për të bërë Realin dhe të gjithë Spanjën të ëndërrojë. Ishte pikërish Vinicius që në profilin e tij në Instagram një imazh që tregon festimin e Ronaldos që shoqëruar me frazën: “Nosso idolo Cristiano” (‘Idhulli yne Cristiano’) dhe me një zemër të kuqe që rrit ëndrrat për një kthim të portugezit në Madrid. ‘Cristiano erdhi në dhomat e zhveshjes në pushimin e ndeshjes për të na mbështetur-tregon Vinicius-ja sepse festova si ai. Cristiano është një fitues brenda dhe jashtë fushës së lojës’.

Por ‘bombën’ e vërtetë e lëshoi pak minuta më vonë një mik I ngushtë I Ronaldos, gazetari spanjoll, Edu Aguirre që gjithnjë ka qenë përkrah portugezit. ‘Ajo cfarë Cristiano dëgjoi nga njerëzit ishte e pabesueshme-tha Edu Aguirre-për një moment El Clasico kaloi në plan të dytë në krahasim me kthimin e Ronaldos në Bernabeu. Ai është madridist dhe jam I sigurt se ndjeu dëshirën për t’u kthyer te Reali I Madridit duke parë skuadrën e tij të mposhtte Barcelonën. Tani është I përqendruar te Juventusi,do jepte jetën për të fituar Championsin me Juven, askush nuk e largon që aty, por të ardhmen askush nuk e di…’.

Sfidanti.al