Sarri nuk i ka punët mirë, Ronaldo e akuzon se e ka lënë vetëm!

Nuk ishin fjalë drejtuar trajnerit me emër, por “sa para bën”. Kristiano Ronaldo është i pakënaqur me lojën e Juventusit, dhe saktësisht me mesfushën e cila sipas tij nuk po bën detyrën, dhe e ka lënë sulmin të vetmuar. Ky opinion i tij u regjistrua në kamerat e korridorit të stadiumit të Lionit, ndërsa lojtarët bëheshin gati të dilnin në fushën e lojës për pjesën e dytë të ndeshjes së Championsit.

Ronaldo po bisedonte me shokun e tij të sulmit, Paulo Dibalën, dhe duket se të dy ishin dakord që ishin lënë vetëm. Videoja u publikua nga një media franceze, dhe pritet të krijojë polemika të reja në Itali, dhe presion të shtuar tek Juventusi. Trajneri Mauricio Sarri shihet si fajtori kryesor për situatën, ndërsa shpresa se ai do të luante futboll më tërheqës se ish-trajneri Alegri, dhe gjithashtu fitues, nuk po materializohet. Me gjasë, Juventusi i ka lënë vetëm 2-3 javë afat teknikut napolitan, prej të cilit pritet kualifikimi ndaj Lionit (pas humbjes 0-1 në Francë), fitorja e Serisë A, dhe të paktën që të arrijë në finalen e Championsit.

Sfidanti.al