Një autogol që vjen nga lart: kampionati s’ka trukime,por ka Kupa

A doni të shijoni një zyrtar duke bërë driblime me topin, aq sa i shkakton zili edhe vetë futbollistëve.Sa herë që presidenti Duka shfaqet në intervista  dhe është i detyruar të flasë për temën e “dhjerë” të trukimeve,  nuk humbet rastin pa shpërfillur sëmundjen e shekullit, lojën e ballsamosur në skedinë.  “Nuk ka raste të ndeshjeve te trukuara në kampionat, por mund të themi se janë disa ndeshje, në Kupën e Shqipërisë”.  Shefi  i futbollit e tepron me mbajtjen e topit, kur në aksion e sipër, gjatë lojës së tij ne intervistë, ka lëshuar edhe këtë frazë: “ UEFA disa ndeshje i ngatëron sepse janë disa të tjera që meritojnë të analizohen..” Kjo është një ndihmë nga Shqipëria  për UEFA-n që deri në këto momente na ka qortuar per mungese bashkepunimi, madje, kur ka futur dorën në thesin tonë, paska kapur gabimisht ndeshjet e ..sinqerta.

Me një fjalë, pranohet që paska ndeshje në Kupë që trukohen! Lind pyetja naive: po Kupa e Shqipërisë  mund të prostituojë dhe zyrtarët të krenohen se e kanë përzënë nga kampionati, dhe u dashka më shumë punë ta shkulim nga Kupa. Thonë se UEFA ka instaluar nje dron mbi ne, ku nuk përgjon vetëm ndeshjet tona, për tregohet skupuloze edhe ne trajtimin publik të temës së trukimeve. Kushedi se si tingëllojnë fjalët e shefit tonë që “virusin e kancerit” e ka hequr nga trupi i kampionatit dhe e ka lokalizuar vetëm në Kupë.  T’i lutemi Zotit te madh,që fjalët e zotit tonë të futbollit mos shkojnë përtej kufirit, se duket sikur kemi dy federata, dy komisione etike,  një për kampionatin, ku gjasme vigjëlohet ditë edhe natë kundër trukimit, dhe një tjetër, në Kupë, ku vigjelimi ka sens te kundert.

G.Sinemati