Këpuca e Artë nuk është e Mesit, Imobile u prin yjeve të sulmit!

Kristiano Ronaldo do të donte ta fitonte për herë te pestë trofeun e golit europian, dhe kështu të mbetej vetëm 1 prapa rivalit të tij të madh. Lionel Mesi mund ta ketë fituar 6 herë Këpucën e Artë të Europës, por këtë sezon nuk mund të quhet në konkurrim, përveçse nëse ndodh ndonjë mrekulli. Në vend të parë është Çiro Imobile, sulmuesi i Lacios, që ka 26 rrjeta në Serinë A deri tani, pra 52 pikë në renditjen e Këpucës së Artë. Pesë ligat kryesore europiane e kanë golin me vlerë 2 pikëshe, pra La Liga, Premier Liga, Seria A, Bundesliga dhe Liga e Parë e Francës.

Në vend të dytë është Robert Levandovski i Bajernit me 23 gola në Bundesligë (46 pikë), ndërsa në vend të tretë është gjithashtu një sulmues i kampionatit gjerman, Timo Verner me 20 gola (40 pikë). Kristiano Ronaldo i Juventusit është po në këtë lartësi, 20 gola dhe 40 pikë. Gara duket se do të jetë e fortë deri në fund, ndonëse Imobile ka më shumë shanse, sepse Lacio është një ekip që shënon shumë rrjeta.

Sfidanti.al