E ardhmja e Gigio Donnarummës mund të jetë larg Milanit. Portieri italian ende nuk po e rinovon kontratën me kuqezinjtë dhe agjenti I tij Mino Raiola nuk e përjashton mundësinë e largimit të Donnarummës.
‘Rinovimi I Donnarummës? Asgjë nuk është e pamundur, por nuk kemi folur-tha Raiola-unë pres ende ndjesën e tifozëve të Milanit, të gjithë atyre që gjatë bisedimeve të fundit për rinovimin më thonin që unë isha një m…’
Por më shumë se faljen e tifozëve kuqezi, agjenti I Donnarummës pret një lëvizje dhe nga drejtuesit e klubit, që deri tani nuk e kanë bërë dicka të tillë dhe që për momentin duket se nuk është as në horizont. Por kontrata e 21 vjecarit skadon në vitin 2021 dhe kjo duhet të shtyjë drejtuesit e Milanit për të bërë lëvizjet e tyre, kjo edhe sepse pa një akord për rinovimin e kontratës, portieri I rritur në akademinë e Milanit do të jetë I lirë të zgjedhjë një destinacion të ri, 6 muaj para përfundimit të kontratës
Sfidanti.al