Barcelona nuk mundi t’I gëzohej plotësisht fitores me Getafen në La Liga dhe shkak është bërë dëmtimi I Jordi Albës I cili e la fushën e lojës me lot në sy. Futbollisti iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Jordi Albën që rezulton një dëmtim në aduktorin e këmbës së djathtë.
Barcelona e konfirmoi këtë në një komunikatë për shtyp, por pa dhënë asnjë të dhënë për kohën e riaftësimit të tij duke u limituar duke thënë se evoluimi I riaftësimit do të përcaktojë disponibilitetin e futbollistit.
Por sipas asaj që publikon media spanjolle, Jordi Alba me shumë gjasa do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 javë që do të thotë se ai nuk do të jetë as ndaj Napolit në 25 shkurt e as ndaj Realit të madridit në 1 mars. Në rastin më të mirë, Alba mund të jetë gati për ndeshjen e7 marsit që Barcelona do të luajë në Camp Nou ndaj Real Sociedad. Por nuk përjashtohet mundësia që koha e rikthimit të tij në fushën e lojës të zgjatet më shumë duke pasur parasysh se Jordi Alba është dëmtuar 3 herë në këmbën e djathtë, 2 në bicepsin femoral dhe tani në aduktor.
Sfidanti.al