Derbi I parë I Eriksen: Do të kem makthe. Këtu tifozët I dëgjon edhe në autobus

Derbi I parë nuk harrohet kurrë edhe pse zgjati vetëm 20 minuta. Christian Eriksen e shijoi në maksimum sfidën mes Interit dhe Milanin e fituar me përmbysje nga zikaltrit 4-2 ku ajo që I bëri më shumë përshtypje ishte pikërisht atmosfera e krijuar e sidomos festa e cmendur e tifozëve pas fitores.

Mefushori danez I tregoi përshtypjey e këtij derbi të parë të tij në një intervistë për televizionin e vendit nordik TV2 teksa theksoi

‘Në fund ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme-tregoi Eriksen-pjesa e parë ishte e trishtuar, por të fitosh në këtë mënyrë është shumë speciale’.

Ajo që goditi më shumë Eriksen, ishte ngrohtësia e njerëzve.

‘Tifozët u përgatitën për të tna shtyrë  si një ciklon përpara ndeshjes me një koreografi që kishte pushtuar të gjithë Sektorin-vijoi Eriksen-këto gjëra në Premier League nuk I sheh, nuk lejohen. Ndërsa në Itali e ndjen vërtet mbështetjen e tifozëve. Edhe kur je në autobus e drejtohesh drejt stadiumit, tifozët trokasin në anët e tij, I dëgjon nga afër dhe të karikuar dhe opikërisht nga kjo e kupton se sa të zjarrtë janë e sa e rëndësishme është ndeshja’.

Dhe pak minuta pas aktivizimit në fushën e lojës, danezi sa nuk I cmendi tifozët zikaltër me goditjen e dënimit që u përplas në pikën ku bashkohet shtylla me tramversën. ‘Tramversa në goditjen e dënimit? Do të kem smakthe për shumë kohë, po ëndërroja golin-shtoi Eriksen-në fillim mendova të godas në qendër, por e pashë që Milani po mbronte shumë thellë dhe kishte shumë pak mundësi. Pashë Brozovic që më tha të tentoja të godisja dhe unë gjuajta, e gjuajta mirë ose ndoshta jo duke parë se nuk hyri në portë. Por duke parë si përfundoi, tramversa nuk do të jetë makth, por mbetet një kënaqësi. Sigurisht nëse do të ishte gol, do të ishte një ekstazë, qershia mbi një supertortë’.

Sfidanti.al