Edhe nëse arrin të fitojë dhe të shënojë duke thelluar rekordet, sërish mund të thuhet se nuk bën ndonjë gjë të jashtëzakonshmë. Kristiano Ronaldo, një nga yjet më të mëdhenj të futbollit të të gjitha kohëve, shkëlqeu edhe në skenën e “Sanremos”, përzieu “qen e mace” për të fituar audiencë, ndërsa sonte do të jetë në stadiumin e Veronës, në “Bentegodi”, për t’u ndeshur me skuadrën vendase.
“La Gazeta delo Sport” nuk harron të informojë se Juventusi është jashtëzakonisht superior ndaj Veronës përsa i përket rrogave. Vetëm Kristiano Ronaldo fiton 31 milionë euro në sezon, nga paga me klubin torinez, që do të thotë trefishi i borderosë së gjithë skuadrës veroneze, ku luan edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. i vetmi që kalon 1 milionëshin si rrogë është Pacini (1.3), ndërsa e gjithë Verona kushtoi 9.5 milionë euro për t’u krijuar, ndonëse sot vlera e kartonëve të futbollistëve është 10-fishuar në 79 milionë euro.
Sfidanti.al