Ligue 1, klasifikimi I pagave PSG pushton 11 vendet e para, Neymar mbreti

Anketa vjetore  e kryer nga ‘L’Equipe’ në lidhje me pagat e futbollistëve në kampionatin francez nuk rezervon surpriza në krahasim me të kaluarën, por vë në dukje superpushtetin e Paris Saint Germain. Në fakt 11 futbollistët më të paguar në futbollin transalpin janë pikërisht ata të skuadrës pariziene ndërkohë që vetëm Marseille e Monaco arrijnë të hyjnë në Top 20 e më të paguarve.

Në kryer të këtij klasifikimi vazhdon të jetë Neymar si futbollist që përfiton më shumë në fund të muajit në Francë me një pagë prej 3.06 milionë Euro bruto në muaj I ndjekur nga Kylian Mbappe me 1.91 milionë dhe Thiago Silva me 1.5 milionë. Më pas ky klasifikim vijon me  Cavani, Marquinhos, Verratti, Di Maria, Navas  përpara se të shkohet të Mauro Icardi që ka një pagë prej 800 mijë Euro dhe Paredes. Duke marrë parasysht edhe tatimin prej 23% që është në Francë rezulton se Neymar përfiton një pagë vjetore prej 28.5 milionë Eurosh.

Përsa u përket ekipeve të tjera I pari mes tyre në këtë klasifikim është Ben yedder I Monacos me 650 mijë Euro bruto në muaj në vendin e 12, Fabregas është I 15, ndërsa Strootman dhe Payet me 500 mijë Euro në muaj janë të parët e klasifikimit për Marseille në vendin e 16

Paga mesatare mujore bruto në Ligue 1 është 94 mijë Euro për futbollist edhe pse të dhënat rezultojnë ‘te fryra’ nga ato të Paris Saint Germaini që rrit në këtë mënyrë këtë mesatare. Sipas L’Equipe’ paga mesatare mujore në kampionatin francez me të dhëna që janë më pranë realitetit është 35 mijë Euro.

Sfidanti.al