U mbyllet kontrata, PSG mund të humbasë 7 futbollistë gjatë verës

Paris Saint Germain mbylli një sesion merkatoje shumë intensive në 31 janar, por pa mundur dot të gjejë një zgjisdhje për lojtarëtë që ishin destinuar për t’u larguar sic ishte rasti i Edinson Cavani apo Kurzaëa. Kjo do të thotë që kampioonët e Francës do të përjetojnë të njëjtin intensitet në merkaton e verës, pasi mund të largohen me parametra zero deri në 7 lojtarë kjo sepse atyre u skadon kontrata në muajin qershor, me klubin që do të përveshë mëngët për t’i mbajtur ende

Futbollistët të cilëve u përfundon kontrata në fund të këtij sezoni janë; Edinson Cavani, Thiago Silva, Thomas Meunier, Layvin Kurzaëa, Adil Aouchiche, Tanguy Kouassi y Eric Maxim Choupo-Moting. Ata për të cilët është e sigurt se nuk do të rinovojnë janë Thiago Silva dhe Cavani; i pari nuk do të qëndrojë më në Paris për shkak të moshës, kurse uruguajani e ka bërë të qartë se dëshiron largimin nga klubi transalpin.

Ata që nuk e dinë nëse do të qëndrojnë në kryeqytetin francez janë Adil Aouchiche dhe Tanguy Kouassi. Që të dy këta lojtarë që janë formuar në akademinë e PSG janë aktivizuar në skuadrën e parë, por politika e re e PSG që kërkon të shesë lojtarë për të qenë brenda rregullave të Fair Play Financiar, mund të sjellë edhe largimin e tyre në  drejtim të ndonjë klubi tjetër

sfidanti.al