Zinedine Zidane-Real Madrid, duket se do të kemi një akt të dytë të përplasjeve mes francezit dhe klubit madrilèn me Zidane që mund gtë largohet në mënyrë surprizë ashtu sic ndodhi pas mbrëmjes së Kievit në finalen e Ligës së Kampioneve. Ky është lajmi I bujshëm që vjen nga Franca e më konkretisht nga portal Soccerlink.fr, sipas të cilit trajneri Zidane që fitoi 3 tituj radhazi në Ligën e Kampionveve ka sërish probleme në raportet me presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez me këtë të fundit që gati u detyrua të kërkojë shërbimin e Zidane pranverën e kaluar pas punës katastrofë të Lopeteguit dhe Solarit. Por tani të gjithë janë të përqendruar te fitimi I La Ligës, që mund të arrihet lehtë duke parë problemet e Barcelonës dhe ajo e Ligës së Kampioneve që është terreni I Zidanë, më pas do të jetë koha e lamtumirave.
Një skenar ky që do të dukej absurd nëse nuk do të kishte ndodhur edhe në maj të 2018. Edhe në atë kohë ka pasur përplasje mes Zidane dhe Perez, ashtu sikurse duket po ndodh edhe në këtë moment me kreun e Los Blancos që po bën sjellje që nuk janë koherente me mendimet e Zidane. Në vend të parë qëndrojnë kontaktet e vazhdueshme të Perez me Mourinhon në fillimin e sezonit, kur Reali ishte ne vështirësi dhe pozitat e Zidane ishin delicate. Më pas erdhi refuzimi I Perez për blerjen e Pogba I konsideruar një element I rëndësishëm nga Zidane, me Realin që nuk ka dashur kurrë të bëjë një lëvizje konkrete për futbollistin.
Por cili do të jetë destinacioni I mundshëm I Zidane? Në Francë thonë se Zidane në këtë pikë I ka idetë shumë të qarta dhe ditën që la Realin mori garancinë për një pankinë tjetër; atë të Juventusit që sipas Zidane dhe burime pranë tij , po e pret trajnerin aktual të Realit krahëhapur
Sfidanti.al