Joshua Kimmich nuk e përjashton një largim të mundshëm nga Bayerni I Mynihut në të ardhmen teksa është në kërkim të asaj që do të jetë më e mira për karrierën e tij.
‘Tani nuk mund të përgjigjem saktë kësaj pyetjeje sepse nuk e di se cfarë do të jetë më mirë për karrierën time në 2 ose 3 vjet-tha Kimmich në një intervistë për revistën gjermane Kicker-tani objektivi im është që të bëj një epokë te Bayerni I Mynihut me objektivin madhor që të fitoj Ligën e Kampioneve’
Kimmich, 24 vjec, që mund të luajë në disa pozicione, në mars të 2018 rinovoi kontratën me Bayernin e Mynihut deri në vitin 2023
‘Me të drejtë këtu te Bayerni ka shumë komponentë që përshtaten mirë sidomos në aspektin sportive-tha Kimmich që më pas kujtoi se Bayerni si në sezonin aktual ashtu edhe në atë të kaluar nuk po shfaqet skuadra dominuese e së kaluarës-kur erdha këtu, gjërat ishin ndryshe. Atëherë zbrisnin në fushën e lojës dhe e dinim që kundërshtarët tanë kishin nevojë për një ditë me fat që të na vinin në rrezik’
Sfidanti.al