Lautaro Martinez humbet toruan; protesta dhe gjuajtje me grusht te një xham, rrezikon derbin

Fundi i sfidës mes Interit dhe Cagliarit në San Siro ishte vërtet i zjarrtë që arriti kulmin me ndëshkimin me karton të kuq të Lautaro Martinez. Sulmuesi i interit protestoi te arbitri Mangianello për një faull dhe fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë. por zemërimi i argjentinasit nuk u shua dhe më pas arbitri u detyra t’i tregojë kartonin e kuq.

pas kësaj u bë akoma më e vështirë për të mbajtur Lautaron sic ndodhi me Barellan dhe Borja Valeron. Sikur të mos mjaftonte kjo, por argjentinasi pas daljes nga fusha goditi me shkelma dhe me grushta xhamin te shkallët që të con në dhomat e zhveshjes

Kjo situatë e vë Lautaro martinez në një pozitë të vështirë pasi argjentinasi mund ta paguajë shtrenjtë cmendurinë e minutave të fundit, pasi pas 2 javësh është në program derbi i Madonninës me Milanin dhe Martinez mund ta shohë atë nga shkallët e stadiumit, gjithcka do të varet nga raporti i arbitrit të sfidës me Cagliarin

sfidanti.al