Basketbolliste femra në NBA? Kobe Bryant e mbështet idenë

Përpara disa ditësh, Kobe Bryant tha në një intervistë për CNN se basketbollistet e WNBA mund të luajnë pa probleme në kampionatin e meshkujve të basketbollit në SHBA,  NBA dhe se shpreson që një ditë ato të lejohen të bëjnë dicka të tillë. Kobe Bryant madje përmendi edhe emrat e disa prej lojtareve që mund të aktivizohen në këtë kampionat si Diana Taurasi, Maya Moore apo Elena Della Donne.

Nuk është aspak një surprizë që Bryant e përfshin Taurasin në listën e basketbollisteve që mund të luajnë në NBA. Në fakt ish ylli i LA Lakers ka një miqësi të gjatë me këtë lojtare madje kanë të njëjtin pseudonim, White Mamba dhe Black Mamba për aftësitë e tyre për të  shënuar në situata të  vështira

Diana Taurasi ka qenë MVP e WNBA ashtu sikurse edhe Della Donne e Moore dhe të treja kanë shkruar emrin në historinë e kampionatit amerikan të basketbollit të femrave. Bryant nga ana e tij ka 4 vajza, njëra prej të cilave, Gianna ka treguar aftësi të mëdha në sportin e basketbollit.

sfidanti.al