FA Cup, Eriksen në tribunë; danezi sytë nga Interi

Tashmë në Milano numërimit mbrapsht për transferimin e Christian Eriksen te Interi po i vjen fundi. Pas marrëveshjes së arritjes së marrëveshjes ditën e premte mes klubit zikaltër dhe atij londinez për cështjen e kalimit të danezit në Milano, trajneri i Hotspurs, Jose Mourinho vendosi të mos e aktivizojë në ndeshjen e Kupës së Anglisë ndaj Southamptonit.

Por jo vetëm kaq, trajneri portugezas nuk e grumbulloi Eriksen për këtë ndeshje duke e dërguar atë në tribunë. në këtë pikë, Milano për mesfushorin danez është gjithnjë e më pranë. Në fakt sipas asaj që u komunikua edhe në median italiane, Eriksen pritet të udhëtojë drejt kryeqendrës lombarde javës tjetër për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën me skuadrën e tij të re.

Ndërkaq, Tottenhami nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Southamptonin në raundin e katërt të FA Cup që do të thotë se këto dy skuadra do të përsërisin sfidën mes tyre.

sfidanti.al