Realit të koshit nuk i “prin” Moska në dimër, humb edhe ndaj Himkit!

Mendohej se ishte sezoni i duhur dhe se Madridi i kishte të gjitha për t’u kthyer në dominim të Europës. Jo se ka mbetur shumë prapa, sërish është baraz me vendin e dytë në Euroligë, por dy humbjet radhazi në Rusi treguan se edhe Reali ka dobësitë e tij. Edhe pse pati në fushë lojtarët më të mirë si Kampaso, Rejes, Tavares, Karrol, Jul, Tompkisn apo Tejlër, sërish nuk ia doli ndaj Himkit të Moskës, ndërsa ishte mposhtur pak ditë më parë, po në Moskë nga CSKA-ja.

Një Aleksei Shved i shkëlqyer me gjasë i dha fitoren rusëve, duke pasur shifra prej NBA-je si 21 pikë, 13 asistë dhe 5 topa në tabela. Suksesi ishte 192-94 dhe Reali tani ka 15 fitore e 5 humbje, dy humbje më shumë sesa Anadoli Efes i Stambollit. Skuadra e trajnerit Laso mbetet në vendin e dytë dhe me shpresa të mëdha për plej ofin e për titullin, por gjithsesi Euroliga këtë sezon duket shumë e vështirë. Ndryshe i ndodhi skuadrës tjetër spanjolle, Barcelonës, që fitoi në Stamboll ndaj Fenerbahçes, me shifrat 80-74, dhe ku vendimtarë ishin Nikola Mirotiç (12 pikë, 11 topa në tabela) dhe Klaver (17 pikë).

Sfidanti.al