Liverpul, Alison ndihmon në pagëzimin e Firminos dhe shpërthen në lot

Liverpuli përjetoi një ditë të vecantë me protagonistë Roberto Firmonon dhe Alison. Mbrëmjen e së martëa, sulmuesi Brazilian u pagëzau brenda një pishine dhe në këtë ceremoni një prej ndihmësve ishte edhe portieri I The Reds. Ishte momenti I një emocioni kaq të madh sa Alison nuk e mbajti veten gjatë ceremonisë dhe shpërtheu në lot.

‘Ajo që Zoti bëri për ne në mbrëmjen e 14 janarit nuk do ta harrojmë kurrë. Kam mbetur pa fjalë në përshkrimin e dashurisë së Jezusit. Jam shumë I lumtur që mora pjesë në një moment të tillë, pagëzimi I personave që dua kaq shumë. Faleminderit Jezus, të dua-shkruante më pas portieri në profilin e tij në Instagram duke postuar në të njëjtën kohë edhe imazhet e ceremonisë së zhvilluar.

Sfidanti.al