Xavi Hernandez dukej se ishte kandidati kryesor për t’u ulur në pankinën e Barcelonës pas shkarkimit të Ernesto Valverdes, por katalanasi, që aktualisht është në rolin e trajnerit te Al Sadd e refuzoi këtë mundësi. Ishte vetë 40 vjecari që e konfirmoi këtë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së skuadrës së tij kundër Al Duhail, që është finalja e Kupës së Katarit.
‘E mora ofertën nga Barcelona në praninë e Erik Abidal dhe Oskar Graut, por nuk e pranova-tregon Xavi-arsyeja është sepse për mua ishte shumë shpejt për të marrë përgjegjësinë e për të drejtur Barcelonën, por kjo do të mbetet një ëndërr për të ardhmen. Në fillim fola me familjen time për atë cfarë po ndodhte, më pas me lojtarët e Al Sadd të cilët po I ndiqnin ngjarjet. Për 3 ditë nuk isha në pozicionin më të mirë, por tani jam I përqendruar tërësisht te puna me skuadrën time’
Sfidanti.al