U luajt jashtë fushe, dhe në ekip nuk ishte Kristaps Porzingis. E qartë që Dallas Maveriksi do ta kishte të vështirë në Arenën e Sakramentos, por shpëtoi mirë për shkak të shkëlqimit të yllit të saj kryesor. Luka Donçiç realizoi një tjetër tripëll dabëll, të 12-in në karrierën e tij në NBA, duke u bërë një nga më të rinjtë që ia del. Jo vetëm kaq, por ai vendosi rekordin personal për numrin e asisteve në një ndeshje, me 17 të tillë, vetëm dy më pak sesa rekordi i Lebron Xhejmsit.
Përveç asisteve, 20-vjeçari slloven pati 25 pikë e 15 topa në tabela, pra duke realizuar një tripëll dabëll vërtet të nivelit shumë të lartë. Dallasi ia doli 127-123 dhe ky ishte suksesi i tretë radhazi për skuadrën nga Teksasi, duke përmirësuar disi pozitën në renditjen e Konferencës Perëndimore me 26 fitore e 15 humbje. Edhe pse mbetet në vend të 6-të, Dallasi ka shanse shumë të mira për plej ofin, madje mund të pretendojë të paktën deri në vendin e dytë në Konferencë.
Slloveni ka mesatare të larta këtë sezon, me gati 29 pikë për ndeshje, gati 10 topa në tabela për ndeshje dhe fiks 9 asistë për ndeshje, pra duke qenë pranë mesatares së një tripëll dabëlli.
Sfidanti.al