Arturo Vidal nuk do të shkojë te Interi. Është ky lajmi I publikuar nga e përditshmja katalanase ‘Sport’ sipas së cilës, trajneri I ri I Barcelonës, Kike Setien ka diskutuar për merkaton me drejtuesit e klubit blaugrana duke mos e lejuar largimin e kilianit. Përvec Todibos që shkoi me huazim te Shalke 04, te Barcelona nuk do të ketë më largime të tjera, ndërkohë që te kampionët e Spanjës nuk përjashtohet mundësia blerja e një sulmuesi për të zëvendësuar Luis Suarez që do të qëndrojë jashtë fushave të lojës 4 muaj pas një operacioni të kryer në gju.
Antonio Konte e kërkoi me ngulm që të kishte Vidal nën urdhrat e tij, por largimi I Valverdes dhe ardhja e Setien ia prishi planet, kjo për faktin se trajneri I ri I skuadrës blaugrana vendosi veton e tij përsa I përket kilianit duke e mbajtur atë në Spanjë. Por Setien mbajti në ekip edhe lojtarët e tjerë të Barcelonës që nga ana e saj do të kërkojë të sjellë në Camp Nou një sulmues tjetër, por këtë radhë pa u nxituar dhe pa bërë cmendurira sic ishte ai I vitit të kaluar kur mori Boateng nga Sasuolo.
Në fakt Dembele do të rikthehet shpejt në fushat e lojës, ndërkohë që Setien ka në dispozicion edhe Messin, Grizmanin dhe të rinjtë Ansu Fati dhe Carles Perez, pa harruar këtu edhe Serxhi Roberton dhe vetë Vidal të cilët mund të luajnë edhe në pozicione më të avancuara.
Sfidanti.al